Mavrovo Maximum Adventure

MMA
Resort Mavrovo këtë vit për të 7-tin vit organizon një nga eventet më sfiduese sportive amatore – “Mavrovo Maximum Adventure”. Ky event është menduar për kompanitë si një lloj team-building i lehtë me karakter konkurrues, ku ekipet konkurrojnë në sporte avanturistike për të qenë fituesi.

Këto gara do të mbahen nga 27 deri 29 Maj në Resort Mavrovo. Garat ndahen në dy pjesë: Sfidat Sportive dhe Lojrat Avanturistike.

 

 

MMA

Rregullat e ekipit dhe rregullat e regjistrimit

- Një ekip përbëhet nga 4-6 anëtarë;

- Tarifa e regjistrimit të ekipit është 20 euro për pjesëmarrës;

- Çdo ekip duhet të jetë i regjistruar nga kompania;

- Kompanitë mund të aplikojnë për më shumë se një ekip;

- Një ekip duhet të zgjedhë të paktën 4 sporte në të cilat do të garojë;

- Një anëtar i ekipit mund të aplikojë për të marrë pjesë në disa sporte të ndryshme sipas rregullave të përcaktuara në aplikim;

- Çdo ekip duhet të marrë pjesë në lojërat e aventurës;

- Secila skuadër vendos vetë se cilët anëtarë në cilën lojë do të marrin pjesë në Lojërat e Aventurës;

- Çdo ekip duhet të ketë të paktën një pjesëmarrëse femër.

SHËNIM: Të drejtë pjesëmarrjeje kanë ata që nuk kanë garuar në mënyrë aktive (profesionale) që nga viti 2008/2009.

MMA

 

Për të regjistruar një ekip, duhet të bëni hapat e mëposhtëm:

Hapi 1 - dërgoni email në events@resortmavrovo․com me shënimin PJESËMARRJA NË MMA 2022;

Hapi 2 - Do të merrni një email me APLIKACION PËR PJESËMARRJE dhe informacion mbi llogarinë e transaksionit ku duhet të paguani tarifën e regjistrimit;

Hapi 3 - Shqyrtoni me kujdes APLIKACIONIN PËR PJESËMARRJE dhe plotësoni atë sipas rregullave të përcaktuara në të;

Hapi 4 - Dërgoni APLIKACIONIN PËR PJESËMARRJE të plotësuar me faturën e skanuar për pagesën e tarifës së regjistrimit në event@resortmavrovo․com;

Hapi 5 - Ekipi ynë do të shqyrtojë aplikacionin tuaj dhe nëse gjithçka shkon mirë do të merrni një email konfirmimi për të marrë pjesë në MMA 2022

Hapi 6 - Përdorni kohën para garave për t'u përgatitur për sfidat që me siguri do të sfidojnë të gjitha shqisat dhe aftësitë tuaja fizike;

Afati i fundit për aplikimin e ekipeve është data 20 maj.

MMA

 

E RËNDËSISHME: Kostoja e akomodimit dhe ushqimeve nuk janë të mbuluara nga organizatori, mirëpo do të ofrohen çmime promocionale për akomodim me mëngjes në Hotelet në Resort Mavrovo, si dhe në piknik vendet ku ofrohet ushqim.

Më shumë informacione në events@resortmavrovo.com

 

mma